09 Sep 2010Gjuha shqipe është thesar i Kombit që do të mbahet e gjallë dhe në Diasporën Shqiptare
Gjuha shqipe është thesar i Kombit që do të mbahet e gjallë dhe në Diasporën Shqiptare
Nga Këze (Kozeta) Zylo
Nxënësit e shkollës shqipe të Institutit Gjergj Kastrioti Skanderbeg në Staten Island mblodhën prindërit dhe emigrantët shqiptarë me një program artistik dhënë enkas për ta.
Mjaft prindër, mësues, fëmijë, të rinj, studentë, kishin ardhur nga të gjitha lagjet e New Yorkut, për të përshendetur shkollën shqipe dhe për të përgëzuar fëmijët që po cicërronin gjuhën e ëmbël dhe të paharruar shqipe!
Mjediset e këtij Instituti feksnin nga pastërtia, komoditeti, shija e hollë dibrane, që duket më së shumti në mënyrën arktitektoriale, të rikonstruktuar me vite të tera nga familja atdhetare Ruci me grupin e punës, dhe inxhinierin e talentuar z.Musa Pacuku.
Të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare që kishin ardhur për herë të parë, ju ngazëllehej shpirti për këtë pallat që mua nuk e di sec më krijon një ndjesi sikur jam në kështjellën e lashtë të Skënderbeut dhe sa herë që ndodhem pranë dërrasës, më kujtohen fjalët e Hygoit se, ai që hap derën e një shkolle, mbyll derën e një burgu.
Po kështu kur ngjis shkallët për të shkuar pranë klasës me fëmijët që ndrijnë si xixëllonja në shkollë, më duket sikur ngjit shkallët e historisë së popullit tim që u bëri ballë stuhive dhe armiqve të Kombit, të cilët me mënyrat më të zeza, më monstruoze, donin të varrosnin gjuhën shqipe, gjuhën që mban gjallë Kombin dhe që i lidh aq shpirterisht dhe vëllazërisht mëmëdhetarët me njëri-tjetrin.
Viti 2008 solli ndryshime nga më rrënjësoret, solli kurorëzimin e Kosovës me Pavarësinë, Pavarësi që u fitua me luftën heroike të UCK-s, popullit të saj martir dhe Diasporës shqiptare, nën udhëheqjen e diplomacisë Amerikane! E përmend këtë pasi Diaspora shqiptare ka një rol kyç ne zhillimet dhe proceset e vendit tonë.
Populli ynë duke qenë nën efektet e ikjes së madhe për shkak të kushteve tejet të rënduara nga Mëmëdheu ynë i shumëvuajtur, i del si detyrë për të ruajtur gjuhën shqipe, gjuhën e etërve tanë, e cila në rast se nuk kemi shkolla me një program të qartë, një projekt që të zbatohet në të gjithë Diasporën shqiptare, asimilimi i saj është më se i sigurtë, dhe kjo është e dhimbshme, është një ogur i zi, që stë le të qetë të vesh kokën e (i) rehatuar në krevat para se të flesh gjumë.
Të gjitha këto dhimbje, kjo dashuri patriotike me siguri nuk i kanë lënë të qetë, z.Rrape Ruci, z.Mislim Ruci, z.Musa Pacuku, z.Q.Zylo, etj, vite me radhë, për të vënë në shërbim të Kombit, godinën kështjellë të Isnstitutit Gjergj Kastrioti Skanderbeg.
Këto ëndrra të tyre ku jetojnë dhe punojnë me dinjitet, fal Amerikës, vendit më demokratik në botë, u bënë realitet për fëmijët shqiptarë që të shkruajnë dhe të flasin gjuhën shqipe!
Kjo ëndërr, ky realitet do një punë tejet të përkushtueshme, vullnetare, pasionante, atdhetare, ashtu sic është bërë me vite deri tani nga nismëtarët që përmenda më lart.
Kur unë e pyeta z.Pacuku si kryetar i Bordit për Institutin, godinën, në lidhje se si e arritën ta ndërtonin dhe mbi cfonde?
-Ai mu pergjegj thjesht dhe qartë, se ju e dini shumë mirë Kozeta ngase keni vite që po e shikoni punën kolosale këtu, ndërtimet, pastrimet, pluhurat që kemi ngrënë, e cdo gjë tjetër që i përket ndërtimit, e gjithë kjo është bërë nga fondi shpirtëror i z.Rrape Rucit dhe z.Musa Pacukut, që kane 40 vjet që punojnë shumë vështirë në Amerikë. Së fundi në rast se do të bësh dicka për Kombin, kur je larg Atdheut, atë duhet ta fillosh nga mësimi i gjuhës shqipe, ku ne të gjithë po punojmë vetëm vullnetarisht, pa marr parasysh asgjë, vec shërbimit që duhet ti bëjmë Gjuhës shqipe.
Programi artistik në gjuhën shqipe nga nxënësit e Institutit Gjergj Kastriot Skanderbeg,
