Shërbime

Ka shumë rrugë dhe mënyra për t’u njohur me njerëzit. Në ditët e sotme në botën me Internet njohja është bërë krejt e lehtë. Portali juaj ndërtuar nga ne ka hapur dyert e veta dhe ju pret.

Të gjithë ju që jeni të papërtueshëm, të gjithë ju që jeni të gatshëm për veprim, të gjithë ju që keni për të thënë diçka, të gjithë ju që dëshira për punë nuk ju ka munguar kurrë, urdhëroni në hapësirën tuaj shprehëse dhe vepruese.

Zyra për çështje jorezidente me riorganizimin e saj të ri do ta bashkojë edhe më shumë mërgatën, kudo që jeton, rreth programit të përbashkët gjithëkombëtar. Portali ka për qëllim të flas me ju, ka për qëllim t’ua mundësojë të flisni me njërin tjetrin, të mësoni për njëri tjetrin kudo që jeni, ngado që jeni, kushdo që jeni. Mirë se ardhshi.

Cilido që të jetë problemi juaj, çfarëdo që keni për të pyetur, çfarëdo që doni të na thoni – portali është i hapur. Na jemi këtu për ju – të vullnetshëm, të papërtueshëm, të gatshëm, veprues.

Administratori i portalit